Ozcan Deniz: një baba i përkushkuar jashtë sheshxhirimit por edhe brenda tij

Nusja nga Stambolli

oacanjan

Ozcan Deniz, aktori i njohur i “Nujsa nga Stambolli” duket se po e përjeton eksperiencën e tij si baba, ashtu si në jetën e përditshme, edhe në serial. “Lindja e djalit është gjëja më e bukur që më ka ndodhur”- do të shprehej aktori disa muaj më parë kur u bë baba për herë të parë. Megjithatë, emocione të tilla po i përjeton edhe personazhi që ai interpreton tek “Nusja nga Stambolli”, Faruk Boran.

Edhe nëse i mungon për pak orë djali i tij, atëherë kur Ozcan është në sheshxhirim, vogëlushja e njohur si Jaz në serial bën që aktori të jetë përsëri i rrethuar me ëmbëlsinë që një fëmijë i vogël dhuron.

“Mezi pres të shkoj në shtëpi tek im bir” – thotë Ozcan – “edhe pse disa herë, fatkeqësisht, e gjej duke fjetur.”