Ozcan Deniz dhe Feyza bëjnë daljen e parë publike pasi u bënë prindër për herë të parë!

Nusja nga Stambolli

ozccandniz
Aktori i serialit “Nusja nga Stambolli” Ozcan Deniz dhe bashkëshortja e tij Feyza Aktan, janë bërë prindër të një djali 7 muaj më parë. Që prej lindjes së vogëlushit, ne i kemi parë ata nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, apo fotove nga paparacët. Megjithatë, çifti nu kishte bërë asnjë dalje publike nëpër evente gjatë kësaj periudhe.

ozcan deniz 101843IA

Ditën e djeshme, ata janë shfaqur të dy në premierën e një filmi dhe sigurisht kanë pozuar përpara aparatëve fotografike. Aktori 45 vjeçar dhe bashkëshortja e tij 25 vjeçare, ishin të veshur thjesht dhe dukeshin mëse të lumtur. Dalja e tyre e parë publike në një event, pas kaq shumë kohe, sigurisht që u shoqërua me shumë komplimenta për çiftin dhe familjen e tyre të re.

ozcan deniz 101843UD