Është një aktore e njohur për ne falë serialit “Nusja nga Stambolli”, ku vjen si tezja e Syrejasë. Pikërisht emri “teze” nuk i pëlqen aspak Neslihanit. Këtë e ka shprehur në intervistën e saj të fundit duke thënë se e ka luftuar gjithnjë në jetë ardhjen e një momenti ku dikush t’i drejtohet në këtë mënyrë. Ajo kudeset për paraqitjen e saj dhe dëshiron të duket sa më e re.
“Kur dëgjoj fjalën teze në imagjinatën time ka të bëjë me një grua të shëndoshë, të madhe në moshë, jo dhe aq interesante si tip. Ndaj nuk më pëlqen të më thonë kështu. Por Syreja më thërret me përkëdheli, tezkë, të paktën kështu tingëllon më bukur,” është shprehur Nslihan Yelda. Përtej kësaj, ajo e pëlqen shumë këtë rol dhe është një nga interpretimet më të rëndësishme në karrierën e saj.