Aktori i njohur Ozcan Deniz nuk ka kaluar një përiudhë të mirë nga ana shëndetësore dhe shpesh ka ndërprerë xhirimet për këtë shkak. Megjithatë, rasti i ndodhur para disa ditës ka qenë më ndryshe.
Gjatë premierës së filmit “Öteki Taraf”, jo çdo gjë ka shkuar mirë për aktorin e njohur Ozcan Deniz. Sipas medieve turke, aktori ka qendruar shumë pak pasi e kanë njoftuar se babai i tij ndoodhej në spital.
Deniz interpreton në këtë film së bashku me aktoret e mirënjohura Asli Enver, e njohur nga seriali “Nusja nga Stambolli” dhe Meryem Uzerli e njohur nga seriali “Mbretëresha e natës”.
Sipas burimeve pranë aktorit, babai i tij po merr kujdes të plotë shëndetësor dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Edhe ne i urojmë shërim të shpejtë!