Aktorët e “Nusja nga Stambolli”, Berkay Mustal dhe Hira Koyuncouglu u njohën në shesh xhirim dhe mes tyre lindi një histori e bukur dashurie. Ata nisën të interpretonin si një çift dhe qëndruan të tillë edhe jashtë serialit. Megjithatë, sipas gecce.com dy aktorët i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ata janë ndarë rreth një muaj më parë. Angazhimet e shumta e për pasojë mungesa e kohës ka bërë që Berkay dhe Hira të mbyllnin këtu historinë e lindur mes tyre.
Ata priten të vijnë sërisht së bashku në ekran në sezonin e tretë të “Nusja nga Stambolli”.