Asli Enver, aktorja e njohur e serialirt “Nusja nga Stambolli” është prej vitesh në një marrëdhënie dashurie me këngëtarin e njohur Murat Boz. Pas disa muajsh të ndarë, çifti u rikthye në krahët e njëri – tjetrin por me kushtin se nuk do të jetonin më bashkë, të paktën për disa kohë. Në të vërtetë, kjo periudhë kaloi dhe të dy emrat e njohur të showbizit turk po bashkëjetojnë.
Të pyetur në lidhje me këtë stad të ri të marrëdhënies së tyre, Murat është shprehur:
“Më duhet të them se Asli është vërtet shumë e zënë në këtë periudhë. Jemi të lumtur bashkë por ja që xhirimet na kanë bërë të jem pak larg nga njëri-tjetri.E dua shumë dhe më mungon, edhe pse për të shtëpia është si një hotel” – ka thënë Boz.
Kujtojmë se aktualisht, Asli është me xhirimet e serialit “Nusja nga Stambolli”, si dhe ka përfunduar filmin “Ana tjetër” në të cilin interpreton së bashku me Ozcan Deniz dhe Meryem Uzerli. (Lexo më shumë këtu)