Murat Boz, së bashku me Burak Ozcivit vazhdojnë xhirimet e filmin “Vëllai im 2”. E ndërkohë që bashkëshortja e Burak, Fahriye Evcen, ndodhet në shesh xhirim, nuk mund të themi të njëjtën gjë për aktoren Asli Enver, të dashurën e Boz. Sipas gecce.com, Asli ka nisur pushimet dhe ka udhëtuar bashkë me të vëllanë e saj, Akin Enver në Meksikë.
Enver është parë në disa restorante në Meksikë dhe gjithashtu ka shëtitur buzë detit me gruan e vëllait të saj, Maria Isabel Barriga Ortega, e cila është në pritje të një fëmije.