Murat Boz dhe aktorja Asli enver i dhanë fund lidhjes së tyre thuajse 3 vjeçare në një moment ku të gjithë prisnin martesën e tyre. Tashmë, u bënë disa muaj që çifti nuk është më bashkë dhe nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin.
Megjithatë, ka qenë një postim në instagramin e Murat i cili është interpretuar si një mesazh për aktoren e njohur nga “Nusja nga Stambolli”. Të paktën komentuesit kanë shkruar kështu në videon e Murat. Ndër të tjera në vargjet e këngës thuhet: “ti je larg por do të pres për ty deri në përjetësi”.
A kanë vallë të drejtë komentuesit që mendojnë se këngë i dedikohet Aslit?