Ka qenë padyshim një nga serialet e preferuar të të gjithë shqiptarëve. Frymëzuar nga një histori e vërtetë dashurie dhe përpjekjet e saj për të triumfuar mbi çdo intrigë, “Nusja nga Stambolli” na mbajti të mbërthyer pas ekranit të Tring.
Dy të rinj nga dy botë të ndryshme dhe kundër tyre mentaliteti i kohës, lufta e brezave dhe zakonet e traditat e shekujve. Kasti i mrekullueshëm i aktorëve dhe një produksion gjigant garantuan suksesin e këtij seriali të transmetuar në shumë vende të botës. Pas dy sezoneve të mbushur me emocione, nis sonte në Tring sezoni i tretë. Çdo të premte do të mund të ndiqni 3 episode premiere nga seriali i shumë pritur “Nusja nga Stambolli”.
Ju zbulojmë më shumë se çfarë do të mund të ndiqni në episodet e sotme!
Të gjithë janë zhvendosur dhe po jetojnë në shtëpinë e Nurgylit dhe Mustafait. Faruku po përpiqet të bëjë diçka që familja ta kapërcejë këtë krizë. A do ta ndihmojnë Farukun? Po Fikreti ku është? Ademi tanimë jeton në vilë dhe është vënë në kërkim të Dilarës. Ç’lajm do të marrë Akifi që e gëzon aq shumë? Po Osmani me Farukun për çfarë bisedojnë? Pse Faruku lëndohet aq shumë?
Papritur në Stamboll vjen znj. Ylfet. Ajo është halla e Boranëve. Prona që duan të shesin Boranët është e përbashkët me hallën e tyre. A do të arrijnë ato të bindin hallën e tyre për ta shitur atë pronë?
Syreja vazhdon të mbështesë Farukun në çdo moment dhe përpiqet t’i falë atij qetësi. Shpresat e Boranëve për të kapërcyer krizën shuhen sërish pasi nuk e shesin dot pronën pa miratimin e Ylfetes. Fikreti shkon të takojë Ademin. Për çfarë do të bisedojnë? Miku i Farukut i ofron atij një punë. Esma shkon të takojë personalisht Ylfeten. Çfarë lidhje ka ajo me Ademin?
Sonte, në Jolly HD, ora 21:00!
Ritransmetimi të dielën në orën 9:00 dhe të mërkurën në orën 17:00 në Jolly HD!