Mbrëmjen e djeshme, çifti i njohur turk e kanë kaluar mes miqsh dhe kolegësh. Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” i ka kushtuar gjithë vëmendjen e duhur dje partnerit të saj, i cili promovonte projektin e tij të ri. Gjatë mbrëmjes, u shfaq një dokumentar i realizuar nga partneri i saj. Pasi mbaroi dokumentari, Cem u tregua i gatshëm t’i përgjigjej pyetjeve të të gjithë të ftuarve.
Midis të ftuarve, edhe Defne i drejtoi një pyetje partnerit të saj, duke i kërkuar të shpjegonte sesi ndihej teksa e shihte krijimin e tij tashmë në ekranin e madh në rolin e spektatorit. Ai iu përgjigj se ishte tejet krenar dhe se ndonjëherë, të gjithë duhet të provojnë të venë veten në vendin e spektatorit. Shumë shpesh, harrojmë të shikojmë në një këndvështrim të ri punën tonë, sikurse e shohin spektatorët pasi jemi mësuar gjithmonë të jemi në të njejtin pozicion, përpara kamerave, ka thënë ai.