Çifti i mirënjohur dhe i shumë pëlqyer turk, Murat Boz dhe Asli Enver pas disa muajsh ndarje u rikthyen sërisht me njeri tjetrin. Ky rikthim i bëri shumë ndjekës të tyre të gëzoheshin që ata u kthyen në normalitet së bashku. Por, ky normalitet nuk duket të jetë si më parë.
Ata më parë jetonin bashkë dhe familjarët i mbështesnin e suportonin për lidhjen e tyre. Tani, ata jetojnë të ndarë nga njeri tjetri dhe Asli duket se nuk ndjek më në Instagram të ëmën e Murat. A është mamaja e Murat ajo që ka shkaktuar ndonjë zënkë midis çiftit aq sa e ka bërë Asli të mos e ndjekë në Instagram?