30 Prilli do të mbahet mend si një ditë e shënuar në jetën e aktorit Ozcan Deniz. Ai u bë baba për herë të parë, pasi në jetë erdhi djali i tij dhe i Feyza Aktan. Duket se aktori i është përkushtuar plotësisht prindërit, madje duke “harruar” kështu edhe punën e tij. Aktualisht, Deniz xhiron vetëm dy orë në ditë dhe pjesën tjetër të ditës e kalon në shtëpinë e tij në Zekeriyakoy me bashkëshorten dhe të birin. Sipas shtypit turk, derisa djali i tij të bëhet 40 ditë do të jetë kjo rutina për aktorin. Më pas, ai do të nisë xhirimet episodeve finale të “Nusja nga Stambolli” duke ju përkushtuar plotësisht rolit të tij si Faruk.