Konflikti mes Asli Enver dhe Ozcan Deniz mer përmasa të mëdha, ja përse të gjithë mbështesin aktoren e njohur

Nusja nga Stambolli

aslifem

Disa ditë më parë u shkrua për mosmarrëveshjet mes Asli Enver dhe Ozcan Deniz. Gjithçka që aktorja e njohur si Sureya kërkonte ishte trajtim të barabartë si kolegu i saj Deniz. Megjithatë, përtej problemit konkret, kjo është çështje shumë e gjërë që ka të bëjë me barazinë e gruas dhe burrit dhe respektimit e të drejtave të tyre pa i diferencuar për shkak të gjinisë. Ja çfarë është shkruar online në mbështetje të aktores:

“Asli Enver po kërkon diçka të drejtë. Nuk duhet më të lejojmë të na trajtojnë ndryshe”

“Është për të ardhur keq që ende sot diskutohen koncepte si të drejtat dhe barazia, koncepte që tashmë duhet të ishin krejt normale për tu zbatuar”

“Kjo çështjë është diskriminim ndaj grave. Nuk ka të bëjë me dy aktorë në shesh xhirim apo famën e tyre, shkon përtej kësaj dhe lidhet me rolin e tyre në shoqëri”

Edhe aktorja Zeynep Beserler ka dalë në mbrojtje të çështjes në fjalë. Të tjerë aktore të njohura kanë reaguar ndërsa gazetarja e Hurriyet shkruan: “I quani kapriço? Më vjen keq por që një grua kërkon të jetë e barabartë nuk është kapriço, është e drejta e saj.”