Edhe pse nuk është pjesë e botës së televizionit, Feyza Aktan është shndërruar në personazh duke qenë se është bashkëshortja e një prej aktorëve më të njohur në Turqi, Ozcan Deniz. Para disa ditësh u komentua veshja e saj e cila ishte e njëjtë me atë të 3 muajve më parë e madje u gjykua si një grua që nuk bën shopping dhe nuk vishet bukur. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve ajo është parë me një shoqen e saj nga paparacët të cilët e kanë pyetur pikërisht pë këto komente që qarkulluan në media. Sipas Feyzas kjo është thjesht rastësi, pasi ajo nderrohet çdo ditë. Mbi të gjitha asaj në periudhen e shtatzënisë i intereson më shumë të ndihet mire dhe komode me atë që vesh.