Firat Tanis interpreton një nga personazhet e rëndësishëm në serialin “Nusja nga Stambolli”. Rolet e tij kanë qenë shpesh negative, personazhe që janë të dhunshëm, të egër, gjithmonë antagonistët e serialit. Por sigurisht jeta e tij private nuk është kështu!
Për ata që nuk e dinë, Ademi siç e njohim nga roli i tij tek “Nusja nga Stambolli” është i martuar dhe ka një familje të mrekulleshme. Gruaja e tij quhet Kubra Tanis dhe ka preferuar gjithmonë që qendrojë larg famës së të shoqit, duke mos qenë kështu shumë e pranishme në showbiz.
Në vitin 2014, Firat u bë baba i një vajze shumë të ëmbël.
Firat Tanis vazhdon karrierën e tij të suksesshme që nga viti 2001 ku numëron më shumë se 30 filma dhe seriale. Aktualisht është 42 vjeç. Njihet gjithashtu si muzikant.