Murat Boz, këngëtari dhe aktori i njohur në Turqi e njëkohësisht i dashuri i Asli Enver ka folur mbi skenat e intime të interpretuara nga ajo dhe partneri i saj në serialin “Nusja nga Stambolli”, Ozcan Deniz.
“Kam të drejtë të jem xheloz, por nuk kam të drejtë as të ndërhyjë e as të bëj ndonjë gjë për këtë”- është shprehur Murat.
Seriali “Nusja nga Stambolli ka nisur në Turqi transmetimin e sezonit të tij të dytë.
“Ne jemi aktorë profesionistë, unë jam i vetëdijshëm për rrethanat, kështu që xhelozia është e pavend. Edhe pse, shpesh nuk më vjen mirë” – ka shtuar aktori.
Asli dhe Murat kanë në një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. Ata u rikthyen përsëri bashkë pas një periudhe krize në çift.