Ozcan Deniz ose siç njihet ndryshe, Faruku nga “Nusja nga Stambolli” ndërpreu kohë më parë xhirimet e serialit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Lodhja e tepërt bëri që aktori të përfundonte në spital.
Megjithëse mjekët i kanë rekomanduar pushim deri në një muaj, Deniz po punon 10 orë në ditë dhe i është dedikuar plotësisht xhirimeve të serialit.
Sipas gecce.com, edhe dasma e aktorit me 25 vjeçaren Feyza Aktan nuk do të zhvillohet këtë muaj por në Dhjetor.