Aktori i serialit “Nusja nga Stambolli”, Ozcan Deniz, është bërë së fundmi baba për herë të parë.Ndërkohë që shijon këtë periudhë të veçantë në jetën e tij, së bashku me partneren, Ozcan nuk ka lënë pa bërë “detyrat e shtëpisë” si çdo baba. Ndoshta mund të duket pak e nxituar, por Ozcan tashmë e ka bërë planin përsa i përket edukimit të djalit të tij.
Aktori ka bërë disa takime në shkolla private në Zvicër dhe Londër, dhe ka bërë një listë të shkollave që i duken më të përshtatshme. Gjithashtu, mësohet se bashkëshortja e tij po përpiqet të zgjerojë biznesin e saj përtej Turqisë. Kështu që vendi që do zgjidhet si i duhuri për edukimin e vogëlushit, do të jetë gjithashtu edhe vendi në të cilin çifti do përpiqen të zgjerojnë biznesin e tyre.