Lajmi i ndarjes së Asli Enver dhe Murat Boz tronditi shumë fansa të dy aktorëve. Ata vendosën të shkëpusnin çdo marrëdhënie mes tyre dhe të mos komunikonin më. Madje, edhe në rrjetet sociale ata nuk e ndjekim më njëri-tjetrin.
E megjithatë, ka diçka që Murat refuzon ta fshijë. Bëhet fjalë për një video të aktores së “Nusja nga Stambolli” e cila është e publikuar në kanalin në YouTube të Boz. Fansat e kanë vënë re këtë gjë dhe komentet që pyesin se pse ai ende nuk e ka fshirë këtë video, janë të shumta.