Përpara pak ditësh, u përfol se çifti i njohur i aktorëve Defne Samyeli të cilën e njihni nga seriali “Nusja nga Stambolli” dhe komediani Cem Yilmaz, janë duke u pregatitur të martohen muajin e ardhshëm. Ata kanë vetëm 6 muaj bashkë, por duket se janë tepër të sigurt në lidhjen e tyre dhe dëshirojnë që ta zyrtarizojnë atë sa më shpejt. Teksa ishte i ftuar në një festival filmi, ai i është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve.
Ai u takua me fansat e tij dhe qendroi për pak minuta në dispozicion të mediave. Pranë tij, qëndronte gjithë kohën Defne Samyel, e cila teksa dëgjonte gazetarët të pyesnin rreth dasmës së tyre, nuk bëri asnjë koment. Përsa i përket faktit nëse do të ketë një dasëm muajin e ardhshëm, ai ka thënë: “Muajin e ardshëm më pret një çmim për kontributin tim në kinema, një arritje në jetën time,” duke mos komentuar më tej atë çka donin të dëgjonin gazetarët.