Aktorja e njohur nga “Nusja nga Stambolli”, Nergis Corakci i ka dhënë fund martesës së saj 29 vjeçare me aktorin Can Basak. Dy aktorët u lidhën me njëri-tjetri që kur ishin shumë të rinj dhe në vitin 1989 vendosën të martoheshin.
Sipas mediave turke, çifti ka thuajse një vit i ndarë dhe tashmë kanë nisur proçedurat e divorcit. Sipas gecce.com, fundi i martesës erdhi për shkak të keqtrajtimeve, sjelljes së pahijshme dhe dhunës. Gjykata ka vendosur që Basak të kontribuojë me 500 lira turke për arsimin e fëmijëve.