Aktori Ozcan Deniz ka humbur babain e tij pas një sëmundje të rëndë nga e cila ai vuante. Përreth një vit, Sadik Deniz ishte në luftë me kancerin, një luftë të cilin nuk arriti ta fitojë.
Në një postim në Instagram, aktori i “Nusja nga Stambolli” shkruan:
“Së pari, dua të falenderoj të gjithë ata që ishin sot të pranishëm në funeralin e babait tim, duke filluar nga presidenti Erdogan. Faleminderit të gjithëve ju që nëpërmjet rrjeteve sociale më dërguat ngushëllimet tuaja. Përjetova në pak kohë shumë emocione të forta, të bëhesha vet baba dhe të humbja babain tim. Pavarësisht moshës që ke, gjithmonë lindja dhe vdekja do të jenë fenomene të cilat ndikojnë shumë në jetën tonë. U prehsh në paqe, baba”