Ebru Sahin ose Burcu në serialin “Nusja nga Stambolli” ka dhënë një intervistë të shkurtër mbi karrierën e saj. 24 vjeçarja e apasionuar pas artit dhe sporteve tregoi më shumë mbi eksperiencën e saj si pjesë e kastit të serialit të mirënjohur.
“Ishte një nga mundësitë më të mëdha që më është dhënë deri më tani. Për mua ishte kënaqësi të punoja me Zejnep Gunay Tan dhe Deniz Kolos, dy regjisoret e serialit, dy gra që punon fort dhe e dinin se çfarë kërkonin.”