Vetëm 21 vjeç, Berkay Hardal është padyshim një yll në ngjitje. Edhe pse në moshë të re, ai numëron disa role në serialet turke. Së fundmi, ai u bë pjesë e kastit të “Nusja nga Stambolli”, një serial i cili i solli aktorit jo vetëm sukses por edhe shumë dashuri. Në sheshxhirimin e këtij filmi, ai u njoh me të dashurën e tij me të cilën po përjeton një histori të bukur dashurie.
Në një intervistë për Milliyet, Hardal ka rrëfyer se edhe pse tashmë është një figurë e njohur, asgjë nuk ka ndryshuar për të.
“Fama nuk do të thotë asgjë për mua, ende nuk jam i njohur me këtë koncept” – ka thënë aktori tepër modest.