Aktorja e njohur e serialit “Nusja nga Stambolli”, Asli Enver është filmuar në Pragë tek shërbente kafe në një bar. Kjo ka ndodhur kur aktorja xhironte episodin e parë të sezonit të dytë të “Nusja nga Stambolli”. Ajo ka qendruar për 10 ditë dhe ka interpretuar si kamariere në Nostress, një nga kafetë më të njohur të Pragës.
“Jo vetëm që bëra kamarieren por mësova edhe si të përgatis kafenë. Ishte shumë bukur të shërbeje kafe në një vend ku askush nuk të njeh. U kënaqa shumë” – ka thënë aktorja.
Kujtojmë që “Nusja nga Stambolli” nis sot sezonin e tij të dytë në Tring. Ndiqeni si çdo të premte në orën 21:00 në Jolly HD.