Aktorja e njohur nga “Nusja nga Stambolli”, Asli Enver ka folur më shumë për projektet e saj në një intervistë për BeStyle. Ndër të tjera, Asli ka thënë se roli i Syrejasë është ai i cili i ka ndryshuar jetën.
“Punoj me një staf të bukur, një staf shumë të fuqishëm. Unë dhe regjisorja e kemi ndryshuar disa herë skenarin që është shkruar në fillim, ndaj kam një lidhje akoma më të fortë me këtë rol.” – është shprehur aktorja 33 vjeçare.
“Nusja nga Stambolli” vazhdon transmetimet në vendin tonë paralelisht me transmetimet në Turqi, duke njohur sukses të padiskutueshëm. Bazuar në një histori të vërtetë, ngjarjet në këtë serial dhe interpretimi i mrekullueshëm i aktorëve ka bërë që seriali të fitojë zemrat e gjithë publikut. Ju mund ta ndiqni atë ekskluzivisht në Tring çdo të premte në orën 21:00 në Jolly HD!