Asli Enver i kërkon falje Hande Ercel: Ja mosmarrëveshjet mes dy aktoreve

Nusja nga Stambolli

handxeej

Në fund të vitit 2017, aktoret Hande Ercel dhe Asli Enver u vlerësuan të dyja me çmime të rëndësishme të kinemasë. Asli u shpall “Aktoja më e mirë” ndërsa Hande “Aktorja më e mirë e komedive romantike”. Sipas shtypit turk, edhe pse secila është vlerësuar me çmim, një konfikt ka lindur mes dy aktoreve.

Ka qenë Asli ajo që nuk e ka uruar kolegen e saj e madje ka deklaruar se nuk e njeh. Megjithatë, këto fjalë të aktores janë keqinterpretuar.

“Nuk është kjo ajo që kam dashur të them, fjalët e mia u keqpërdorën. E telefonova dhe çdo gjë është në rregull. Nuk kemi asnjë problem me njëra-tjetrën.” – ka thënë aktorja e njohur e “Nusja nga Stambolli”.

5a55f563c9de3d128cb87d51

Hande është diskutuar gjatë në shtypin turk, jo vetëm në lidhje me karrierën e saj, por edhe me jetën private e ndërhyrjet plastike.

“Po i ndjek me habi dhe me keqardhje të madhe lajmet e fundit që kanë dalë për mua dhe duket se janë lajme që janë shpërndarë nga një burim dashakeqës dhe që janë kthyer në një fushatë negative kundër meje.” – shkruante ndër të tjera Hande. (Lexo deklaratën e plotë këtu)