Aktorja e njohur e serialit “Nusja nga Stambolli” ka rrëfyer për herë të parë një detaj që askush nuk e dinte për të. Asli, në një intervistë për revistën Vogue, ka zbuluar se vuan nga një sëmundje e quajtur ‘Dyslexia’. Kjo sëmundje është një çrregullim sipas të cilit personat që vuajnë prej saj, shpesh herë bëhen konfuzë dhe e kanë të vështirë të mësojnë. Ajo jep probleme në të lexuar, të shkruar apo në të mësuarin e diçkaje. Asli, ka treguar se gjatë studimeve universitare, shpesh ka kërkuar kohë shtesë për të përfunduar provimet e saj, por nuk ja kanë lejuar.
Asokohe, sëmundja nga e cila ajo vuan, nuk njihej mjaftueshëm dhe të tjerët e kishin të vështirë të kuptonin që aktores do i duhej pak më tepër kohë se studentët e tjerë për të mbyllur tezat e provimeve. Gjithashtu, si aktore, asaj i duhet të lexojë pafund skenare dhe sigurisht kjo i krijon pengesë në punën e saj. Megjithëse ka probleme në të lexuarin e skenareve, Asli thotë se memoria e saj është shumë e fortë kështu që nuk do i duhet t’i rikthehet leximit me orë të tëra.