Asli Enver feston sot më 10 maj ditëlindjen e saj. Aktorja e njohur e “Nusja nga Stambolli” mbush 34 vjeç. Disa javë më parë, ajo i dha fund marrëdhënies së saj 2 vjeçare me aktorin Murat Boz, ndaj fansat e aktores kanë përfitur nga dita e lindjes për ti dhënë një mesazh shumë të bukur.
Hashtagu #MutluOlAsli është përhapur me shpejtësi në mediat sociale dhe përkthehet në shqip “Ji e lumtur Asli”. Aktorja e njohur si Syreja e ka vlerësuar shumë këtë gjest dhe e shpërndarë në storin e saj në instagram.
“Jeni shumë të mirë”- shkruan ajo për fansat e saj.
Edhe ne nuk kemi si të mos i urojmë sa më shumë lumturi aktores së dashur Asli Enver.