Tashmë sigurisht të gjithë kërkojnë arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm turk. Ndërkohë që pritej të martoheshin dhe kishin filluar bashkëjetesën prej vetëm pak muajsh, Asli dhe Murat vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Megjithatë, ndryshe nga çfarë mendohej, mamaja e Murat shpreson ende që çifti të rikthehen bashkë. Si mamaja e Asli, ashtu edhe e Murat, vazhdojnë të ndjekin në Instagram si dhe të pëlqejnë postimet e secilit prej tyre duke treguar kështu që ende shpresojnë se dy të rinjtë mund t’i japin një shans tjetër njëri-tjetrit.