Historia e tyre ka qenë më e komentuara në shtypin turk. Dy aktorët që i dhanë fund lidhjes së tyre, në prag të martesës, duket se do të bëjnë paqe. Në fakt, ky ka qenë vetëm parashikimi i astologes Aytac Oner e cila ishte e ftuar në një program në Turqi. Ndër të gjitha gjërat që ajo tha për të ardhmen, bëri dhe një deklaratë që nuk mund të kalonte pa u diskutuar.
“Tani ata janë në paqe dhe të lumtur. Nëse nuk e dinit, do e merrni vesh së shpejti dhe mbani mend që unë e thash e para”. – ka thënë ajo.
Asnjë nga aktorët nuk është prononcuar në lidhje me këtë. Shpresojmë që parashikimi i astrologes të rezultojë i vërtetë!