U diskutua gjatë në shtypin turk nëse aktorja Asli Enver do të ishte apo jo pjesë e sezonit të dytë të filmit “Vëllai im 2”. Tashmë çdo gjë është e vendosur. Asli, e pyetur dje nga gazetarët në një qendër tregtare, është parë e shoqëruar nga Murat Boz. Ajo është shprehur se nuk do të jetë më pjesë e filmit “Vëllai im 2”.
“Jo nuk do jem pjesë e këtij projekti. Kam të tjera plane” – ishte gjithçka që aktorja e mirënjohur nga “Nusja nga Stambolli” tha.
Rolin e interpretuar nga Asli në “Vëllai im 1” pritet ta luajë Pınar Deniz.