Murat Boz dhe Asli Enver vendosën të ndaheshin vetëm pak para martesës së tyre. Megjithatë, në rrjetet e tyre sociale, vazhdojnë të qëndrojnë fotot e shumta në çift. Pas lajmit për ndarjen e tyre, Murat udhëtoi drejt Miami-t, ndërsa Asli u shpërngul nga shtëpia ku jetonin së bashku. Vetë Murat, e ka konfirmuar lajmin e ndarjes.
Pas këtij konfirmimi, menjëherë mediat u përqëndruan tek Asli. Aktorja e suksesshme, vazhdon ende të mbajë në profilin e saj në Instagram, foto nga momentet e tyre në çift. Këtë gjë e kanë vënë në dukje edhe fansat e saj, të cilët nuk kanë ngurruar ta pyesin në komente përse nuk i ka fshirë akoma fotot me Murat?