Ozge Borak, aktorja e njohur nga “Nusja nga Stambolli” ka ndarë një fotografi nga fëmijëria e saj. Ajo ka shkruar gjithashtu të vërtetën që fshihet pas kësaj foto. Aktorja ka treguar se kjo fotografi mund të jetë shkrepur në 1983. “Në atë kohë, mbaj mend se pranë shtëpisë tonë ra një zjarr i madh i cili shkatërroi çdo gjë. Ne na u desh të largoheshim nga shtëpia jonë dhe për më shumë se një muaj nuk na lejohej të afroheshim pasi zona ishte ende e rrezikshme. Në këtë foto unë festoja ditën e parë të vitit me një kapele në kokë pavarësisht çfarë kishte ndodhur”.
“Më pëlqejnë fotografitë por më shumë historitë që fshihen pas tyre” – ka shkruar aktorja.