Ozge Borak e njohur për shkak të interpretimit të saj në “Nusja nga Stambolli” ka bërë sot publik një mesazh që na marrë në instagram, i cili, duhet ta pranojmë, se nuk është aspak i hijshëm. Një biznesmen i ka shkruar asaj duke i ofruar një shumë parash për të kaluar një natë së bashku.
“Dua të shkojmë në Moskë dhe për këtë të ofroj 1 milion dollarë, më dërgo numrin e llogarisë dhe do ju nis menjëherë paratë” – shkruan personi që ka dërguar mesazhin.
E revoltuar, aktorja e ka bërë publike këtë bisedë me mbishkrimin:
“Nuk më pëlqen të publikoj mesazhe, qofshin kur janë për të qeshur apo interesante, të dërguara nga burra apo gra nuk bëj diferencime. Mundohem ti përgjigjem të gjithëve. Por ky mesazh është mungesë respekti, i pamoralshëm dhe i ulët”.