Dilara Aksuyek, aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” të cilin e ndiqni në Tring, është fotografuar sërish krahë partnerit të saj. Ndryshe nga koleget e saj, Dilara nuk e ka aspak problem nëse paparacët i fotografojn dhe nuk përpiqet t’u fshihet atyre.Dilara dhe Ceyhun Mengirliogu, janë në një marrëdhënie së bashku prej 3 vitesh tashmë.
Çifti, që në momentin që lidhja është bërë publike e deri tani, sa herë dalin në publik i shihni vetëm të kapur për dore. Ky detaj i ka rënë në sy fansave, duke e komentuar si një gjest shumë të këndshëm të tyre.
Edhe në këtë rast, nuk kishte si të shfaqeshin ndryshe. Dilara dhe partneri janë fotografuar duke ecur të kapur për dore, pa u shqetësuar aspak nga blicet e paparacëve.