Së shpejti, pritet të nisë sezoni i ri i “Nusja nga Stambolli”. Në sezonin e dytë, Faruku dhe Syreja u bënë prindër dhe në sezonin e tretë, ngjarjet zhvillohen vite më vonë kur vajza e tyre është e rritur. Për të interpretuar këtë rol është zgjedhur 24 vjeçarja Ahsen Eroglu e cila u përzgjodh mes 200 aplikanteve.
“Është kënaqësi për mua të jem pjesë e këtij kasti të mrekullueshëm. Historia në këtë serial përcjell shumë vlera dhe ka personazhe të forta femërore. Jam e lumtur që një prej tyre do të jem unë. Eksperienca në ‘Nusja nga Stambolli’ do të jetë si një shkollë për mua.” – ka thënë Ahsen.
Në vjeshtë, ky serial do të nisë transmetimet e sezonit të tretë në Tring.