A po ndërhyn mamaja e Ozcan Deniz në martesën e tij me 25 vjeçaren?

Nusja nga Stambolli

kadriya

Mamaja e Ozcan Deniz ka dhënë mbështetjen e saj maksimale për nusën e djalit të saj, e cila sapo është bërë nënë. Sipas gecce.com, Kadriye Deniz ka shkuar të jetojë me të birin Ozcan Deniz dhe gruan e tij Feyza Aktan për ti ndihmuar sa më shumë ata.

Feyza Aktan, aktualisht 25 vjeç, solli në jetë djalin e saj dhe të aktorit të njohur më 30 Prill të këtij viti. Pas këtij lajmi të mrekullueshëm, ishte babai i aktorit, ai i cili u gjend në spital për shkak të gjëndjes së rënduar shëndetësore.

Megjithatë, të dy gjyshërit janë më se të lumtur për ardhjen në jetë të nipit të tyre të cilin e kishin pritur për një kohë të gjatë.