Edhe në një festë miqsh, paparazzët janë pas tyre. Asli Enver dhe Murat Boz janë pritur nga një numër i madh gazetarësh dhe fotografësh te dera e shtëpisë së një miku të tyre i cili festonte ditëlindjen. Menjëherë Murat është pyetur nëse do t’i propozojë për martesë Asli-s, por çuditërisht, ndryshe nga herët e tjera kur Murat e mban kokën lart shumë krenar, këtë herë është treguar shumë I turpshem. Ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje, madje dukej sikur aktorja Asli Enver e kishte marrë në mbrojtje përpara fotografëve të shumtë.