Dilan Cicek Deniz është bërë e njohur për publikun në serialin “Një histori nga Bodrumi.” Ju e shihni atë çdo të shtunë dhe të dielë, në orën 20:00 në 3Plus, por së shpejti mund ta shihni edhe në një nga pasarelat më gjigande në botë.
Duket se këtë periudhë karriera e 23 vjeçares është në kulmin e saj. Së fundmi, ajo ka udhëtuar drejt Los Angeles për të pushuar disa ditë por edhe për të bërë takime pune.
Bukuroshes turke i është ofruar një audicion nga Victoria’s Secret. Nëse çdo gjë shkon siç duhet, ajo do të jetë e para vajzë turke e cila do të sfilojë së bashku me ëngjëjt e Victoria’s, në show-n më të madh të modës i cili zhvillohet çdo fundvit. Në vitin 2014 aktorja ka fituar vendin e dytë në Miss Turqia dhe që prej atëherë, duket se nuk e ka ndarë lidhjen e saj me modën, pavarësisht se u bë pjesë e ekranit të madh.