Ka lindur më 28 Shkurt 1995 në Sivas të Turqisë. Ajo vjen nga një familje e thjeshtë, që nuk lidhet me botën e televizionit pasi prindërit e saj janë mësues, por talenti është talent, dhe Dilan e ka të kombinuar mjaft mirë këtë veçanti me bukurinë e saj.
Gjatë gjimnazit ndoqi 3 vite studime për teater. Në moshën 15 vjeçare, bukuroshja shkroi një libër me poezi ku shfaqi lidhjen e saj me letersinë dhe të bukurën në përgjithësi. Ishte 17 vjeç kur provoi botën e aktrimit. Ajo mori pjesë në një konkurs teatral dhe fitoi. Studimet e larta i vazhdoi për letërsi.
Në vitin 2014 Dilan provoi të shfrytezonte një tjetër aset, paraqitjen e saj. Ajo mori pjesë në Miss Turqia dhe zuri vendin e dytë. Një vit më pas përfaqesoi vendin e saj në Miss Universe. Në këtë mënyrë, ajo u evidentua edhe nga producente të ndryshëm të cilët më pas nisën nga ofertat duke e përfshirë në botën e kinematografisë.
Projekti i saj i parë ishte në vitin 2015 për serialin “Tatle kycyk jalancelar” ku punoi krah emrave të njohur si Bensu Soral, Burak Deniz etj. Menjehere vijoi me serialin e rradhes i cili ishte “Gyneshin kezlare”, ku ndër protagonistet ishte edhe aktorja Hande Ercel.
Në vitin 2017 erdhi në ekran me Bodrum Masali ose ndryshe seriali “Një histori nga bodrumi” që vjen në Tring çdo të shtunë dhe të diel ora 20:00 në kanalin 3 Plus.
Sa i perket jetës private, aktorja është në një lidhje dashurie me yllin e serialit “Përralla e pafajësisë” Furkan Andic.