Dilan Cicek Deniz u bë e njohur për publikun shqiptar si protagonistja e serialit ‘Një histori nga Bodrumi’ i cili vjen çdo të shtunë dhe të diel në orën 20:00 në ekranin e Tring. Aktorja ka zgjedhur pikërisht Bodrumin për të kaluar disa ditë të qetë së bashku me të dashurin e saj, aktorin Furkan Andic. Marrëdhënia e tyre nisi 8 muaj më parë dhe duket se çdo gjë po shkon më së mirë.
Paparacët e kanë fotogruar çiftin duke shkëmbyer puthje dhe përqafime tek shijonin ujin e pastër të qytetit bregdetar.