Aktorja e serialit “Një histori nga Bodrumi”, ka qenë në një lidhje me Furkan Andiç. Dy të rinjtë, i dhanë fund lidhjes së tyre vetëm pak kohë më parë. Edhe pse ata dukeshin mjaft të lumtur dhe ishin një ndër çiftet që udhëtonin më së shumti bashkë, duket se gjërat nuk funksionuan ashtu siç duhet. Por, nëse prisni që ndonjëri prej tyre të bëjë deklarate negative lidhur me ish-partnerin, e keni gabim.
Ndarja mësohet të ketë qenë mjaft paqësore dhe me mirëkuptim. “Nuk kemi komunikuar më pas ndarjes, por kjo nuk do të thotë që nuk do i flasim më kurrë me gojë njëri-tjetrit. Ndarja ishte një vendim i marrë nga të dyja palët, ku ramë dakord se ishte gjëja e duhur për t’u bërë.Arritëm në një pikë të përbashkët, ku të dy menduam se nuk do të kishim të ardhme bashkë. Megjithatë, mes nesh do ketë gjithmonë shumë respekt dhe dashamirësi,” ka thënë Furkan.