E ftuan të sfilonte për Victoria’s Secret, Dilan Çiçek Deniz tregon çfarë ndodhi…

Një histori nga Bodrumi

deniznodnd
Dilan Çicek Deniz, aktorja e njohur nga seriali “Një histori nga Bodrumi”, e ka filluar karrierën e saj si një modele. Emri i saj, u bë i njohur pasi fitoi Miss Universe dhe më pas, iu ofruan disa projekte kinematografike. Gjatë muajit gusht, ajo udhëtoi drejt Los Angeles ku fillimisht mendohej se do të kalonte disa ditë pushimi. Por, më pas, u mësua se Dilan ishte kontaktuar nga stafi i Victoria’s Secret. Që prej vitit të kaluar, kur ajo nënshkroi një kontratë me një nga agjensitë më të mirë të modelingut në Los Angeles, Dilan ka patur plot oferta.

fc951fc67230dfe8fc252de33127805d

Mirëpo, të jesh ëngjëll i Victoria’s Secret dhe të marrësh pjesë në sfilatën më të ndjekur të vitit, sigurisht që ishte një ëndërr edhe për të.Njësoj si shumë modele të tjera të ftuara për casting, edhe Dilan kishte bërë provën e saj. Por, siç duket, të paktën për këtë vit, ajo nuk është përzgjedhur për të qenë një nga modelet e sfilatës më të rëndësishme të vitit. Gjithsesi, ky lajm bëri që emri i saj të njihej akoma më tepër në mbarë botën. Jo vetëm kaq, por duke parë sesa shumë u shtua popullariteti i saj, Dilan ka marrë tashmë plot 4 propozime kinematografike. Asaj i janë ofruar 4 filma, megjithatë deri tani nuk është zbuluar ndonjë detaj i mëtejshëm rreth zgjedhjeve që aktorja do të bëjë.