Aktorja e serialit “Një histori nga Bodrumi”, ka organizuar këto ditë një festë me miqtë e saj. Të gjithë janë mbledhur në një resort në mal, të rrethuar nga pyjet dhe dëbora, duke shijuar kështu shoqërinë e njëri-tjetrit.
Por, edhe pse në mes të borës dhe të temperaturave të ulta, Dilan ka ditur sesi ta nxjerrë në pah trupin e saj. Në fotot e postuara nga aktorja, ajo shfaqet e veshur sportive, me një xhup të shkurtër dhe një kanatjere sportive me barkun jashtë. Fansat e saj e kanë komentuar së tepërmi këtë detaj, megjithatë si duket këto janë “sakrificat” që bukuroshja zgjedh të bëjë për t’u dukur sa më mirë.