Ka përfunduar mbrëmjen e së shtunës një serial i cili ka qenë ndër më të ndjekurit në Tring, “Përralla e pafajësisë”. Sot, në ekranin e 3Plus do të mund të ndiqni “Një histori nga Bodrumi”, një serial me një kast të mrekullueshëm aktorësh si Timuçin Esen, Sevval Sam, Dilan Çiçek Deniz, Ezgi Senler, Alperen Duymaz etj.
Por cila është historia që fshihet pas këtij seriali?
Brenda një nate familja Erguven humbet gjithçka. Nga pronarë të një rrjeti hotelesh lluksoze ata lënë Stambollin dhe vendosen në Bodrum. Lakmia dhe egoizmi i Evren, nuk çoi vetëm biznesin në falimentim, por, cenoi dhe shkatërroi dhe bamirësitë që bënte gruaja e tij Yildiz, si dhe jetën e shkollimin e fëmijëve të tij Ates dhe Su. Për Yildiz kthimi në Bodrum do të thërrasë ndjenjat e fshehura të rinisë, për Ates dhe Su do të vërë në dyshim lidhjet me të dashurit e tyre të pasur. Jeta e qetë e Asli dhe Kelebek deri tani në Bodrum do të zgjohet nga emocione të forta.
“Një histori nga Bodrumi”, çdo të shtunë dhe të diel, ora 20:00 në 3Plus