Dilan Cicek Deniz, ka vendosur të përgjigjet për herë të parë dhe të fundit rreth aludimeve të shumta se ka kryer operacione plastike. Aktorja e serialit “Një histori nga Bodrumi” i ka mohuar kategorikisht ato. Për ta vërtetuar këtë gjë, mjafton të shihni fotot e mia të vjetra, ka thënë ajo.
“Nuk kam bërë asnjë ndryshim dhe nuk kam ndërmend të bëj. Kjo është hera e vetme që do i kushtoj vëmendje kësaj teme. Ua siguroj, nëse në të ardhmen do të dua apo do të kryej ndonjë ndërhyrje estetike, të gjithë do ta merrni vesh,” është shprehur Dilan.