Serel Yereli, e cila njihet për rolin e saj në serialin “Një histori nga Bodrumi”, është kthyer së fundmi nga udhëtimi i saj në Angli. Aktorja, këtë periudhë është tejet e fokusuar në karrierën e saj dhe çdo hap që ajo hedh, pasi po mundohet që të kalojë nga aktrimi në këndim. Ajo ka regjistruar disa këngë dhe ka bërë debutimin e saj në Angli. Mirëpo, së fundmi ajo është fotografuar nga paparacët në Turqi.
Dihet që personazhet publike mundohen t’i shmangen paparacëve, por për Serel ishte e domosdoshme të mos fotografohej. Kjo, sepse aktorja/këngëtarja ishte totalisht natyrale, pa asnjë makiazh dhe duket se nuk do që fansat e saj të kenë mundësinë ta shohin të pagrimuar. Teksa ecte në rrugë, sapo ka parë fotografët, Serel e ka kapur paniku dhe i ka rrëmbyer menjëherë nga dora shoqërueses së saj fletë formati A4 me të cilat është përpjekur gjatë gjithë kohës të mbulojë fytyrën.