Amine Gulse dhe Mesut Ozil janë duke u përgatitur për dasmën e tyre që do të jetë këtë verë por duket se Amine, edhe pse mund te ishte disi më e sigurt për stabilitetin e marrëdhënies së saj, nuk mund të heqë dorë nga xhelozia. Ajo ka fshirë të gjithë vajzat e bukura që ndiqte Mesut Ozil në instagram. Kjo gjë nuk i lejohet futbollistit. Pak a shumë e menaxhojnë së bashku profilin e tij në këtë rrjet social. Por Amine ka marrë masa edhe ndaj vetes… ose këto masa vijnë nga Mesut, këtë nuk mund ta themi të sigurt, por dimë se bukuroshja Gulse nuk do të përfshihet në projekte ku në skenar ka puthje. Ajo do t’i qëndrojë besnike bashkëshortit të saj të ardhshëm edhe profesionalisht.