Së fundmi çifti simpatik kanë dhënë një intervistë për një revistë turke. Ndër të tjera, Tolgahan ka treguar për marrëdhënien e tyre, jetën profesionale dhe private.
“Seriale turke po konkurojnë shumë mirë serialet e tjera nëpër botë. Ato janë shumë të forta dhe tepër cilësore. Ndërsa përsa i përket jetës në çift, ne jemi një çift që kemi shumë qejf të udhëtojmë. Kemi udhëtuar goxha gjatë vitit të kaluar dhe mendojmë ta bëjmë këtë sërish sapo të lirohemi pak nga angazhimet tona. Por, fakti është që secili prej nesh ka karrierën e tij, kështu që duhet të respektojmë hapsirat e njëri-tjetrit. Këto dy vite kam ndryshuar totalisht si njeri. Almeda më ka kthyer nga një njeri pesimist dhe kritik,në një njeri që ka dëshirë të eksplorojë jetën dhe të shijojë çdo gjë me pozitivitet,” ka thënë Tolgahan.